NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca do të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë, pas raportimeve se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore. Sipas raportimeve të mediave gjermane, vendet anëtare të NATO-s kanë shkëmbyer këtë muaj informacione të inteligjencës lidhur me një lëshim të mundshëm të satelitit rus brenda 60 ditëve të ardhshme. Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cili shtet ka hartuar këto vlerësime. I pyetur për këto informacione gjatë një konference për shtyp në Berlin, Rutte theksoi se Aleanca është e gatshme të përballet me çdo kërcënim, përfshirë edhe atë që mund të vijë nga hapësira. “Ne gjithmonë do të sigurohemi që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe...
Burimi:
javanews.al