Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar që ka tronditur Paraguain merr përmasa të reja. Policia ka arrestuar Francisco Peña, vëllain e ish-presidentit të vendit, Santiago Peña, në kuadër të hetimeve për kolapsin e bankës Ueno Bank dhe dyshimet për një skemë të pastrimit të parave. Sipas mediave ndërkombëtare, urdhri i arrestit u lëshua nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi hetuesit dyshojnë se Francisco Peña dhe bashkëshortja e tij, Rocío Caballero, janë përfshirë në një transaksion të dyshimtë imobiliar, me vlerë rreth 3 milionë dollarë. Francisco Peña u arrestua më 23 nëntor, në kryeqytetin Asunción. Ai u ndalua nga policia teksa po largohej nga banesa e tij në lagjen Los Laureles. Pas qëndrimit për afro dy orë brenda shtëpisë, ai iu dorëzua autoriteteve. Sipas hipotezës së prokurorëve, çifti dyshohet se ka...