Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!
Një zbulim i ri në Turqi ka rikthyer në qendër të vëmendjes një prej mistereve më të mëdha të historisë dhe besimit fetar: vendndodhjen e Arkës së Noes. Një grup ndërkombëtar studiuesish pretendon se ka gjetur prova të reja në formacionin Durupinar, pranë malit Ararat, të cilat mund të lidhen me anijen e përshkruar në Bibël. Në fokus të kërkimeve janë disa fragmente druri të zbuluara në një thellësi prej rreth 9 metrash nën sipërfaqen e tokës. Sipas studiuesve, analizat paraprake të një kampioni tregojnë se materiali mund të datojë rreth 4,300 vite më parë, periudhë që përkon me kronologjitë tradicionale të përmbytjes biblike. Profesori i arkeologjisë Cenker Atila, i cili drejton projektin kërkimor, ka deklaruar se disa prej fragmenteve të drurit paraqesin shenja të...
Burimi:
javanews.al