Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta, dëbora zbardh disa njësi administrative, vështirësohet lëvizja e mjeteve për shkak të prezencës së akullit Qarku i Kukësit është zgjuar këtë të martë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat kanë shënuar rënie, duke zbritur nga 4 gradë Celsius në qytetin e Kukësit deri në -3 gradë në zonat e thella të banuara, mbi 900 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës, reshjet e borës kanë zbardhur disa njësi administrative, si Shishtavec, Zapod, Topjan, Grykë-Çajë, Kalisi dhe Arrën. Shtresa e borës nuk e ka kaluar trashësinë prej 5 centimetrash dhe nuk ka shkaktuar bllokim të rrugëve. Megjithatë, në këto zona ka prezencë të akullit në akset rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Drejtuesit...