Programi i Rindërtimit zvarritet për vdekje në Bashkinë e Tiranës

Programi i Rindërtimit zvarritet për vdekje në Bashkinë e Tiranës

Shtatë vjet pas tërmetit shkatërrimtar, dhjetra banorë kanë ndërruar jetë në Tiranë pa mundur të hyjnë në shtëpinë e re, ndërkohë që qindra të tjerë janë ende në pritje të përfundimit të procesit të ngecur dhe keqfinancuar të Rindërtimit. BIRN Në një regjistër zyrtar të familjeve që presin banesat e programit të rindërtimit në Tiranë, kolona e fundit është parashikuar për adresën e shtëpisë së re, godinën, katin dhe numrin e apartamentit. Por për dhjetra banorë, në vend të adresës janë shënuar fjalët: “Ka ndërruar jetë”. Shtatë vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, njëzetenëntë banorë të Tiranës ndërruan jetë pa arritur të marrin kurrë çelësat e shtëpisë së re, ndërkohë që qindra të tjerë mbeten ende në pritje. Sipas dokumentit të hartuar nga Bashkia...