Fraktura dhe akuza për dhunë policore: Çfarë u ndodhi migrantëve në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjës?
Një burrë zbathur, me dorën e thyer, është ulur në tokë, ndërsa punonjësit shëndetësorë ia kontrollojnë plagët. Disa metra më tutje, një person tjetër mezi ecën, duke u mbështetur te shoqëruesit e tij. Në fotografitë dhe videot e publikuara në mes të nëntorit nga organizata austriake SOS Balkanroute shihen disa migrantë me fasha, mavijosje dhe gjurmë gjaku, të cilët, sipas pretendimeve të tyre, janë kthyer nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo organizatë thotë se më 11 nëntor, policia kroate ka kthyer me forcë 53 migrantë nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo shton se bëhet fjalë për “numrin më të madh të migrantëve të lënduar rëndë” që ekipet e saj kanë hasur gjatë një incidenti të vetëm në vitet e fundit. Ndërsa autoritetet kroate...
Burimi:
syri.net