Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve
Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka depozituar dy amendamente në Projektbuxhetin e vitit 2027, për t’i dhënë fund braktisjes dhe nënvlerësimit të dy kategorive që kryejnë një shërbim jetik për sigurinë e qytetarëve. Amendamenti i parë parashikon rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në Programin 10910 të Ministrisë së Mbrojtjes, nga 261,8 milionë lekë në 353,43 milionë lekë. Rritja prej 35% propozohet të përfshijë edhe pagesat e tyre për orët shtesë, shpërblimet dhe dietat. Amendamenti i dytë parashikon rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Sistemit të Burgjeve, në Programin 03440 të Ministrisë së Drejtësisë, nga 5 miliardë e 635,54 milionë lekë në 7 miliardë e 607,98 milionë lekë. Edhe...
Burimi:
gijotina.com