Akuzohet për fshehjen e pasurisë, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin

Akuzohet për fshehjen e pasurisë, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, duke propozuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosjen e tij në shërbim prove për 3 vite. Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që gjykata ta deklarojë fajtor Dogjanin për veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive dhe interesave privatë”. Gjykata shtyu seancën për më 9 dhjetor, kur mbrojtja do të paraqesë konkluzionet përfundimtare, ndërsa gjyqtari Bib Ndreca pritet të shpallë vendimin. Çështja ndaj ish-deputetit nisi pas kallëzimit të biznesmenit Ilirjan Çela, lidhur me blerjen e një apartamenti me vlerë 134 mijë euro në vitin 2006. Sipas kallëzimit të Çelës, Dogjani kishte paguar shumën për blerjen e apartamentit dhe nuk e...