Atentati ndaj Sel Çamit dhe nipit të tij në Fier/ Dyshohet se autorët përdorën dron dhe uniforma policie
Fieri vijon të jetë i tronditur nga atentati me armë zjarri që u mori jetën Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, 23 nentor, në oborrin e banesës së familjes Hasani, në lagjen “1 Maji”, ndërsa tashmë konfirmohet se të dy personat e plagosur kanë ndërruar jetë. Selami Hasani, 60 vjeç, është qëlluar me 7 plumba, duke gjetur vdekjen në vendngjarje. Ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, ka marrë tre plumba, dy në bark dhe një në nofull. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth mesnatës në spital. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e atentatit vijojnë intensivisht. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se në...
Burimi:
syri.net