Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi të hënën se Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, duke shtuar se bisedimet për paqen, në nivel këshilltarësh, mes Ukrainës, Rusisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi gjatë javëve të ardhshme. “Sigurisht, Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë”, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Berlin. Ai përsëriti se Europa kërkon një paqe “të drejtë” dhe “të qëndrueshme” në Ukrainë. Merz vuri në dukje se negociatat në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare mund të zhvillohen së shpejti, në një format që përfshin Ukrainën, Rusinë, Europën dhe SHBA-në. “Kjo mund të zhvillohet, për shembull, sërish në Abu Dhabi”, u...