BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, me synimin për të kufizuar më tej burimet financiare që Moska përdor për vazhdimin e luftës në Ukrainë. Masat e propozuara prekin rreth 60 banka ruse, platformat e kriptomonedhave dhe sistemet alternative të pagesave. Brukseli synon gjithashtu të zgjerojë kufizimet ndaj sektorit energjetik dhe të përfshijë mbi 70 anije të tjera në listën e sanksioneve. Paketa parashikon edhe kufizime të pjesëmarrjes ruse në aktivitete sportive dhe kulturore europiane, si dhe ndalime vizash për ish-luftëtarët rusë. Propozimet duhet të miratohen unanimisht nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përpara se të hyjnë në fuqi.