I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte marrë i pandehur për akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit. Çështja ndaj Breçanit kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e tij. Pas vendimit të gjykatës, Breçani ka reaguar për gazetaren Anila Hoxha, duke u shprehur: “Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend”. Erzen Breçani u arrestua pas dosjes hetimore te SPAK dhe përgjimeve në SKY ECC si i përfshirë në pastrimin e një shume të madhe prej 500 mijë eurosh për aktivitete biznesi, të ardhura nga aktiviteti i dyshuar i të birit të tij, që SPAK e akuzon për trafik ndërkombëtar droge,...