Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Vetëm pak ditë pasi tre raketa ruse u rrëzuan në Poloni, një alarm i shkurtër për sulm ajror u dha në disa pjesë të distriktit administrativ të Lublinit. Qendra e krizave e qeverisë u bëri thirrje banorëve në zonat kufitare në juglindje të vendit të kërkojnë strehim. Detajet e mëtejshme nuk ishin menjëherë të disponueshme. Alarmi për sulm ajror u hoq pak më pas. Një dron rus hyri në hapësirën ajrore polake gjatë sulmit të natës të Rusisë në Ukrainën perëndimore, sipas ushtrisë polake. Autoritetet kishin marrë lejen për të rrëzuar objektin, njoftuan forcat e armatosura në Platformën X. Megjithatë, ata nuk përdorën armët e tyre pasi droni ndryshoi kursin në lindje. Ky vendim u mor “duke marrë parasysh kërcënimin potencial për civilët dhe pasojat...