Pas 100 vitesh publikohet testamenti i Antoni Gaudit, zbulohen çfarë pasurie la arkitekti i Sagrada Familia-s

Pas 100 vitesh publikohet testamenti i Antoni Gaudit, zbulohen çfarë pasurie la arkitekti i Sagrada Familia-s

Një dokument historik që hedh dritë mbi jetën private dhe pasurinë e arkitektit të famshëm Antoni Gaudí është bërë publik për herë të parë, një shekull pas vdekjes së tij. Kolegji i Noterëve të Katalonjës ka publikuar inventarin e pasurisë së njeriut që i kushtoi vitet e fundit të jetës ndërtimit të bazilikës Sagrada Familia në Barcelonë. Dokumenti zbulon se Gaudí ia kishte lënë të gjitha pasuritë e tij këtij projekti gjigant, në mënyrë që paratë të përdoreshin për të vazhduar ndërtimin e bazilikës. Pasuria e tij rezulton çuditërisht modeste. Ajo përfshinte një shtëpi në Park Güell, të vlerësuar në 45 mijë peseta, si dhe dy llogari bankare me një shumë totale prej 2.991,62 pesetash. Dokumenti prej 12 faqesh mban datën 12 nëntor 1926 dhe...