Pse mendja jonë nuk i harron gjërat që kanë mbetur përgjysmë?
Një bisedë që nuk e përfunduam, një dashuri që mbeti pa përgjigje, një ëndërr që e braktisëm. Gjërat e papërfunduara kanë një mënyrë të çuditshme për të vazhduar të jetojnë brenda te mendja jonë, edhe kur jeta ka ecur përpara. Ka raste kur, në mes të një dite krejt të zakonshme, mendja na çon papritur vite pas në kohë. Na rikthen te një bisedë, te një njeri që nuk është më pjesë e jetës sonë, te një vendim që nuk patëm guximin ta merrnim. Kujtojmë fjalët që nuk thamë, mundësitë që nuk shfrytëzuam, rrugët që nuk përshkuam. Është e çuditshme se si disa ngjarje të rëndësishme të jetës sonë zbehen me kalimin e viteve, ndërsa të tjera, në dukje më të parëndësishme, vazhdojnë të na...
Burimi:
kultplus.com