Cikël poetik nga Din Mehmeti: Tymi po i del hënës…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga poeti Din Mehmeti: A thua pse troket zemra Këmbonat e rrokaturaThërrasin agimetE kohërave të vdekura Rrugët fishkëllojnë nga pylliQë përgjon ofshamat e pranverësSë mërdhirë nga dimri E njeriu s’di ç’të bëjëMe etjen dhe urinëE dalur vesë e rrufejë Tymi po i del hënësToka sinjal i kuq në orbitë E tërmete të reja në mëshirëE rrëkëllimë gurësh mbi gurë A thua, pse troket zemra… Elegji për Azem Shkrelin Mos e zgjoni!Nuri i tij shndrit Trupin e ka në të tashmenShpirtin në të ardhmen Është duke përbiruarNëpër shkëmboren e mendimitPër të arritur në anën tjetër të vetes Rugovasit e mbështollënMe shalla të bardhëE vendosën në shpirtin e tyrePër të jetuar gjithmonë me të Drita i tha territ:Nxima...
Burimi:
kultplus.com