Alimehmeti: Rama synon përçarjen e opozitës në Tiranë, partitë të dalin me një kandidat të përbashkët!
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti paralajmëroi për rrezikun e daljes së opozitës me disa kandidatë për Tiranën, duke theksuar se përçarja është një objektiv politik i kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për News24, ai theksoi se Rama ka përdorur mekanizma të ndryshëm për të krijuar përçarje mes forcave opozitare. Ai iu bëri thirrje partive opozitare të tregojnë maturi dhe përgjegjësi, duke u ulur në tryezën e diskutimeve për të gjetur një dakordësi, pavarësisht dallimeve që mund të kenë. Alimehmeti theksoi se opozita duhet të konkretizojë bashkëpunimin nëse synon realisht të përballet me qeverinë, duke shtuar se rënia në grackën e përçarjes do t’i shërbente vetëm kundërshtarit politik. “Objektivi i Edi Ramës, ai këtu ka investuar, që opozita të dalë e përçarë,...
Burimi:
gijotina.com