“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

Një ftesë për videokonferencë mbi luftën në Ukrainë është përdorur si karrem nga hakerë pro-rusë për të vjedhur llogaritë e gazetarëve dhe politikanëve në aplikacionet e komunikimit Signal dhe Telegram. Sipas një investigimi të publikuar nga gazeta franceze Le Monde, grupi i hakerëve UNC5792 ka tentuar të marrë nën kontroll llogaritë e tre gazetarëve të kësaj gazete dhe të deputetit francez Éric Bothorel. Sulmet janë kryer përmes mesazheve që vinin nga kontakte të njohura dhe të besuara për viktimat, duke i bërë ato të dukeshin si ftesa normale për takime online. Dyshimet janë se sulmuesit kanë përdorur llogarinë e një gazetari evropian, i cili ishte në kontakt me personat e shënjestruar. Kjo ngre mundësinë që disa llogari të jenë komprometuar më herët dhe më pas...