U përjashtua nga grupi i PS/ Spiropali del në kundërsulm: Flasim nesër në konferencë shtypi…

U përjashtua nga grupi i PS/ Spiropali del në kundërsulm: Flasim nesër në konferencë shtypi…

Elisa Spiropali ka paralajmëruar reagimin e saj publik pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të dalë në një konferencë për shtyp nesër, në orën 11:00, nga ambientet e Kuvendit. “Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali, pa dhënë detaje të tjera mbi deklaratën që pritet të mbajë. Vendimi për përjashtimin e saj u mor këtë të hënë nga Grupi Parlamentar i PS-së, pas një votimi ku shumica mbështeti propozimin e kreut të grupit, Taulant Balla. Kundër vendimit nuk pati vota, ndërsa deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan. Pas votimit, Balla deklaroi se vendimi ishte marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste, duke...