No Image Available

Gjysmë milioni për një projekt në Butrint? Ku shkojnë paratë? Arkeologu ngre dyshime

Administrimi i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe mënyra se si janë përdorur të ardhurat e tij u vunë në pikëpyetje nga arkeologu Apollon Baçe në emisionin “Rrënjët tona”. Ai kritikoi modelin e menaxhimit dhe ngriti dyshime për kostot dhe përmbajtjen e një dokumenti të hartuar për sitin arkeologjik. Baçe deklaroi se Butrinti siguronte rreth 2 milionë dollarë në vit nga shitja e biletave, duke argumentuar se siti kishte të ardhura të konsiderueshme edhe përpara ndryshimeve në administrim. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për mirëmbajtjen dhe pretendoi se kishte pasur parregullsi me biletat, pa paraqitur në studio dokumente që t’i vërtetonin këto akuza. Një nga kritikat kryesore lidhej me një projekt prej më shumë se 200 faqesh, për të cilin, sipas Baçes, ishte paguar afërsisht gjysmë milioni....