CAS / Senegali konfirmohet kampion i Afrikës 2025
Në fakt finalja e Kupës së Afrikës 2025 luajtur në Rabat (Marok) u fitua në fushë nga Senegali 1-0 (në shtesë) por më pas kjo ndeshje me disa parregullësi, kaloi në kanalet e Disiplinës afrikane për të shkuar deri në CAS të Lozanës. Sot edhe pse kofidencialisht që në mëngjes qarkullonte një shkresë konfirmimi të titullit për skuadrën e Sadio Mane, më vonë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar. Kështu përfundimisht Senegali është shpallur kampion i AFCON 2025. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar vendimin e CAF-it për t’ia dhënë titullin Marokut në tavolinë./Sportim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al