U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 30-vjeçari Anxhelo Brisku, duke zbuluar se konflikti ka ndodhur në rrethana të ndryshme nga ato që kishte deklaruar fillimisht i plagosuri. Burime bëjnë me dije se gjatë pasdites së sotme është shoqëruar në komisariat autori i dyshuar i plagosjes, një 35-vjeçar me inicialet I.M. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku Anxhelo Brisku dyshohet se ka hyrë duke u prezantuar si punonjës policie dhe më pas ka goditur me sende të forta 35-vjeçarin. Ky i fundit, gjatë konfliktit, dyshohet se e ka goditur Briskun me një mjet të mprehtë, duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër, mësohet se është...