As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, sugjeroi që kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës të dalë nga votimi në shesh. “Interesi publik prevalon ndaj interesit vetjak. Nevojitet një konsensus, duhet përfaqësim i komplet spektrit opozitar dhe duhet të përfaqësohen të gjithë. Konsensusi pastaj cakton mekanizmin që sjell një emër të përveçëm në fund. Unë vetë kam sugjeruar që kur të mblidhet tavolina, të vendoset që të votojë sheshi kandidatin që do. Opozita, me konsensus, të mbështesë kandidatin që do të vendosë sheshi. Rrugë më demokratike dhe më transparente nuk mendoj dot. Ata që banojnë në Tiranë të shkojnë dhe të shprehen. Më pas, ne t’i qëndrojmë atij vullneti”, tha Alimehmeti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN....