Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Një tjetër anije mallrash me flamur iranian është goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve të Bengazit në Libi. Sipas një raportimi të gazetës italiane “Corriere della Sera”, sulmi ka ndodhur të dielën dhe dyshohet se është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër rrjeteve iraniane të kontrabandës së pajisjeve ushtarake. Anija, e identifikuar si “Alvan”, besohet se përdorej për transportimin e pajisjeve të avancuara elektronike për prodhimin e dronëve, të cilat siguroheshin nga Kina dhe India. Sipas raportimit, ngarkesa dërgohej fillimisht në Libi, ku ripaketohej përpara se të transportohej drejt Iranit.“Alvan” ishte regjistruar në brigjet e Bengazit të dielën, kur u godit nga dronët ukrainas. Gazeta italiane pretendon se operacioni është kryer nga Ukraina në emër të Shteteve të Bashkuara, megjithëse Kievi nuk...