Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor, duke humbur jetën. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkaqet e aksidentit mund të kenë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Hetimet vijojnë për përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.