PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, për shtyrjen e aftatit për procesin e rivlerësimit. Kërkesa është bërë nga deputeti Olsi Komici, i cili në emër të grupit kërkon që procesi i rivlerësimit të banesave të shtyhet deri në dhjetor të vitit 2027-të, pasi aktualisht është deri në fund të këtij viti. “Ky projektligj ka për qëllim shtyrjen deri më 31 dhjetor 2027 të afateve të përcaktuara në ligjin nr. 85/2025, “Рër rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, për kryerjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga individët dhe personat juridikë, si dhe përcaktimin e rregullave për përfundimin e procedurave administrative të nisura brenda afatit ligjor. Në këtë kontekst, shtyrja e afateve deri më 31 dhjetor 2027 vlerësohet...