VIDEO/ Shkëmbi: Mbi 10 miliardë euro flluskë në tregun e pasurive të paluajtshme, mijëra apartamente… pa blerës

VIDEO/ Shkëmbi: Mbi 10 miliardë euro flluskë në tregun e pasurive të paluajtshme, mijëra apartamente… pa blerës

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po përballet me një fenomen spekulimi dhe mbifinancimi, që mund të sjellë pasoja për të gjithë ekonominë. I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, agjenti imobiliar Armand Shkëmbi deklaroi se flluska e ndërtimit në vend mund të ketë kaluar vlerën e 10 miliardë eurove. Sipas tij, mijëra apartamente janë ndërtuar jo në përgjigje të kërkesës reale për banesa, por si rezultat i financimit pa kriter nga qytetarë dhe biznese që kanë investuar me pritshmërinë se çmimet do të vazhdonin të rriteshin. Shkëmbi paralajmëroi se, kur pronarët të vendosin t'i nxjerrin këto prona në shitje, mund të përballen me mungesë likuiditeti dhe me mungesën e blerësve që mund të përballojnë çmimet aktuale. ‘Agjentë...