“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka ngritur alarmin për shtimin e aktiviteteve dhe kërcënimeve ruse ndaj sigurisë evropiane, duke theksuar se synimet e Kremlinit nuk kufizohen vetëm te Ukraina. Duke folur në Bundestag gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2027, Merz paralajmëroi se Rusia po zgjeron aktivitetin e saj në disa zona strategjike, përfshirë rajonin e Baltikut, Poloninë dhe Detin e Zi. Ai gjithashtu vuri në dukje rritjen e rrezikut nga sulmet kibernetike dhe veprimtaritë ruse brenda territorit gjerman. Kreu i qeverisë gjermane theksoi se Moska ka objektiva më të gjera sesa kontrolli mbi Ukrainën dhe se kjo duhet të merret seriozisht nga të gjitha forcat politike në vend. “Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe synimet e saj shkojnë përtej Ukrainës”, u shpreh...
Burimi:
javanews.al