‘Evropa përballet me kërcënimin rus’/ Kancelari Merz ngre alarmin: Putini nuk ndalet te Ukraina…
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lëshuar një paralajmërim të fortë për sigurinë e Evropës, duke deklaruar se ambiciet e Moskës nuk kufizohen vetëm te pushtimi i Ukrainës. “Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe dëshiron më shumë se Ukrainën”, deklaroi Merz në Bundestag, gjatë debatit për buxhetin e vitit 2027. Sipas agjencisë Reuters dhe gazetës The Guardian, ai paralajmëroi për përshkallëzim të tensioneve në rajonin e Baltikut, Poloni, Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirë. Merz theksoi se Rusia po zgjeron aktivitetet që kërcënojnë sigurinë evropiane, duke përmendur edhe sulmet kibernetike dhe aktet e sabotimit që vendet perëndimore ia kanë atribuuar Moskës, akuza të cilat Kremlini i ka mohuar. “Ne, si evropianë, duhet dhe do t'i vendosim Rusisë kufij të qartë”, u shpreh...
Burimi:
syri.net