FOTO/ Dy shqiptarë vodhën 6 palë butona këmishe dhe një orë të Princit William

FOTO/ Dy shqiptarë vodhën 6 palë butona këmishe dhe një orë të Princit William

Dy shqiptarët që akuzohen se hynë me forcë në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit, William dhe Kate dolën para gjykatës. Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, akuzohen se kanë hyrë me forcë në Anmer Hall në Sandringham Estate të hënën në mbrëmje duke u ngjitur nga një tub kullues. Ata arritën të vjedhin 6 palë butona manshete dhe një orë. Arilen Ndoci Një nga palët e manshetave që dyshohet se u vjodhën u përshkruan në gjykatë si ‘manshetat e Dukës së Edinburgut’. Gazeta ‘The Telegraph’ mëson se të dy të pandehurit ndodhen ilegalisht në Britani. Në gjykatën e Norwich u tha se sensorët e lëvizjes në pronë u aktivizuan në orën 5:49 pasdite. Ata u aktivizuan gjithashtu pranë një dritareje...