Pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi për shkak të erës së fortë

Pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi për shkak të erës së fortë

Era e fortë bregdetare, me drejtim jug-juglindje, ka bërë që trageti i transportit detar, i cili kryen linjën Vlorë–Brindisi, të anulojë lundrimet përgjatë kësaj të enjteje. Kapiteneria e Portit Detar Vlorë bën me dije se, për shkak të erës me shpejtësi deri në 20 metra në sekondë, është anuluar gjithashtu lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Dallgët në det arrijnë deri në 2.5 metra, duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve. Për këtë arsye, Kapiteneria nuk lejon daljen e tyre në det, pasi nuk mund të përballojnë kushtet hidrometeorologjike. Situata në det pritet të përmirësohet pas orës 22:00 të mbrëmjes së kësaj të enjteje. Ndërkohë, në qytetin e Vlorës, era e fortë bregdetare deri më tani duket se ka...