Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në qytetin e Lezhës. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen teksa bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”. Shpërthimi ka ndodhur në verandën e një banese. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen dhe identifikimin e autorit/autorëve. “Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve”, njofton policia.