Shkrumbohet nga flakët lokali në Karbunarë të Vogël

Shkrumbohet nga flakët lokali në Karbunarë të Vogël

pamje nga vendngjarja LUSHNJE-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një lokal në ​Karbunarë të Vogël. Ngjarja ka ndodhur në orër e para të mëngjesit ku flakët masive përfshinë bar-kafenë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.  Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmeve.