Samiti/ Nga integrimi në BE te fondet shtesë: 338 mln € për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë

Samiti/ Nga integrimi në BE te fondet shtesë: 338 mln € për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë

pamje nga samiti (liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor) BRUKSEL-Në Bruksel u mbajt samiti i radhës i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku liderët e rajonit dhe ata europianë konfirmuan angazhimin për të çuar përpara procesin e zgjerimit me kushtin e përmbushjes së reformave. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, ku vlerësuan progresin e vendeve kandidate. Von der Leyen vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit, ndërsa u ndal edhe te mbështetja financiare e BE-së për rajonin.  Presidentja e Komisionit Europian deklaroi se reformat e ndërmarra sjellin ndryshime konkrete dhe mund të zhbllokojnë edhe 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi...