Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Krijimi i një qendre rajonale për nomadët digjitalë, zhvillimi i një portali të përbashkët turistik dhe ngritja e një platforme për analizimin e flukseve të vizitorëve janë ndër iniciativat e propozuara për transformimin digjital të turizmit në Shqipëri dhe ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas dokumentit kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), bashkëpunimi rajonal për shkëmbimin dhe analizimin e të dhënave turistike është një nga fushat me vlerën më të madhe të shtuar. RCC thekson se informacioni mbi lëvizjen e vizitorëve ndërmjet disa vendeve nuk mund të sigurohet plotësisht nga një administratë kombëtare që vepron e vetme. Një qendër rajonale për nomadët digjitalë Dokumenti prezanton si koncept “Digital Nomad Hub of the Balkans”, një iniciativë e mundshme e orientuar drejt nomadëve digjitalë, profesionistëve...