No Image Available

Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

Moti i keq ka përfshirë të dy brigjet e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe duke vështirësuar udhëtimet për miliona amerikanë që po përgatiten të festojnë Ditën e Falënderimeve. Pasojat janë ndjerë veçanërisht në trafikun ajror. Vetëm të mërkurën janë regjistruar më shumë se 6 mijë vonesa në fluturime dhe afro 150 të anuluara. Ndërkohë, reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë detyruar organizatorët të shtyjnë për herë të parë në historinë e saj paradën tradicionale të Ditës së Falënderimeve të Macy’s, e cila këtë vit shënonte edicionin e 100-të. Situata paraqitet shqetësuese përgjatë brigjeve, ku dallgët e fuqishme dhe baticat e larta kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale. Në disa zona, dallgët kanë shembur pjesë të infrastrukturës bregdetare,...