Takimi Trump-Rutte në Mar-a-Lago, fokus Ukraina dhe garancitë

Takimi Trump-Rutte në Mar-a-Lago, fokus Ukraina dhe garancitë

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të presë të martën në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për një takim që Shtëpia e Bardhë njofton se do të zhvillohet larg syve të publikut. Në qendër të bisedimeve janë lufta në Ukrainë dhe garancitë e sigurisë që kërkon Kievi në rast paqeje, sipas burimeve zyrtare të cituara nga mediat ndërkombëtare. Takimi vjen disa ditë pasi Trump e quajti Presidentin rus Vladimir Putin “mikun tim” gjatë një takimi dypalësh në margjinat e Samitit të APEC në Shenzhen të Kinës, shkruan Euronews Albania. Sipas Shtëpisë së Bardhë, pritja e kreut të NATO-s është planifikuar për vonë pasdite dhe do të mbahet pa praninë e mediave. Marrëdhënia e ngushtë mes Trump dhe Rutte...