Lufta në hapësirë: Rusia synon kontroll global me sistemin e ri satelitor

Lufta në hapësirë: Rusia synon kontroll global me sistemin e ri satelitor

Rusia po zhvillon me intensitet projektin e saj satelitor “Rassvet”, i cili synon të krijojë një rrjet të pavarur komunikimi me mbulim global. Ky sistem, i konceptuar si përgjigje ndaj Starlink-ut të Elon Musk, ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e konfliktit në Ukrainë dhe të riformësojë arkitekturën e sigurisë në Evropë. Zëvendësdrejtori i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjeneralmajori Vadym Skibitskyi, ka paralajmëruar se sistemi mund t’i mundësojë Moskës kontrollin në distancë të dronëve, potencialisht edhe mbi Londër. Rusia ka vendosur një objektiv ambicioz për të lëshuar 924 satelitë në orbitë deri në vitin 2035. Aktualisht, rreth 30 satelitë të këtij sistemi janë funksionalë, megjithëse projekti po përballet me vështirësi teknologjike dhe vonesa. Sipas inteligjencës ukrainase, forcat ruse kanë filluar tashmë të shfrytëzojnë “Rassvet” për komunikime ushtarake...