Chivu, pas 2-0 ndaj Stuttgart: U treguam të zotë, edhe pse nuk ishte paraqitja jonë më e mirë
26 Nëntor 2026 8:22 Alfred Lleshi “Na duhej një ndeshje me cilësi dhe personalitet dhe e zhvilluam në pjesën më të madhe të saj, pa pësuar gol”. Pas polemikave të ndeshjes Atalanta-Inter, Cristian Chivu merr frymë i lehtësuar, falë fitores 2-0 ndaj Stuttgart në “San Siro”, ndërsa Interit i duhet vetëm edhe një pikë për të hyrë në tetëshen e parë të Champions League. “Pranuam të mbroheshim më poshtë, duke treguar energji dhe presion, gjë që e bëmë mirë. Mund të kishim kaluar në avantazh që në pjesën e parë, por në fund u shpërblyem, – tha trajneri për “Sky Sport”. – Duhet të zbresim gjithmonë në fushë me qëndrimin dhe mentalitetin e duhur. Në Bergamo zhvilluam një ndeshje të mirë për 75 minuta. Dhjetë minutat...
Burimi:
telesport.al