Barella: Jemi mësuar të flitet shumë për Interin, nuk fshihemi. I pranoj gjithmonë kritikat
26 Nëntor 2026 8:27 Alfred Lleshi “I pranoj të gjitha kritikat dhe vendimet e trajnerit. Mundohem të jap gjithmonë kontributin tim, qoftë tek Interi, qoftë tek Italia”. Kështu u shpreh Nicolò Barella pas fitores së Interit 2-0 ndaj Stuttgart në Champions League, në “San Siro”. “Jemi mësuar të dëgjojmë shumë gjëra për Interin dhe për ne. Është normale, sepse Interi tërheq vëmendjen. Pritshmëritë janë të mëdha, por nuk fshihemi dhe nuk jemi fshehur kurrë. I pranojmë kritikat, edhe pse ndonjëherë janë disi të ekzagjeruara. Sot e rëndësishme ishte vetëm fitorja. Kthyem në fushë atë dëshirë për të luftuar, që ndonjëherë na kishte munguar”, – deklaroi Barella për “Sky Sport”. Ndërkohë, presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli për merkaton para ndeshjes: “Baccin shkoi të vëzhgonte Varela?...
Burimi:
telesport.al