Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, borë në disa zona
Ditën e sotme (26 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme mesatare deri të dendura. Sipas SHMU-së, reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe juigperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar...
Burimi:
javanews.al