Bayerni bie në Francë, Interi dhe Liverpooli triumfojnë, Muriqi bën heroin dhe i jep fitoren Fenerbahces
Një mbrëmje e mbushur me gola, emocione dhe rezultate surprizë në fazën e ligës së Champions League. Interi dhe Liverpool regjistruan fitore bindëse, Bayern Munich pësoi një humbje të papritur në Francë, ndërsa Vedat Muriqi ishte sërish protagonist absolut me Fenerbahçen. Në “Parc des Princes”, PSG-ja dhe Roma dhuruan spektakël, duke u ndarë në barazim 2-2. Italianët kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Mario Hermoson, pas asistit të Matias Soule. Francezët rikthyen baraspeshën në minutën e 32-të me Ilya Zabarnyin, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, Ousmane Dembele kaloi vendasit në avantazh nga pika e bardhë në minutën e 62-të, por Donyell Malen u kundërpërgjigj në minutën e 78-të, gjithashtu me penallti, duke vulosur rezultatin...
Burimi:
ntv.al