KOÇEKU THOTË SE DEPUTETË TË PS-SE PO MENDOJNË LARGIMIN. SA VOTA KA RAMA PËR BUXHETIN?
Marjana Koçeku u largua vetë nga grupi parlamentar socialist në qershor. Mbrëmë, në prag të votimit përfundimtar të buxhetit, deputetja e pavarur tha se edhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste po mendojnë të bëjnë të njëjtin hap. Nuk përmendi emra. Por sot në Kuvend ka një shifër me të cilën mund të maten fjalët e mbrëmshme. Një javë më parë, qeveria mori tetëdhjetë vota për buxhetin. Sa prej tyre do t’i marrë sërish? E pyetur nëse Edi Rama e kontrollon ende të gjithë grupin socialist, Koçeku tha se mes deputetëve ka pakënaqësi. Ajo pranoi se edhe vetë shpreson që të ketë largime të tjera, sepse i sheh si mbështetje për protestat. Deri tani, nga deputetët për të cilët foli mbrëmë, Koçeku nuk identifikoi asnjë...
Burimi:
ntv.al