Koçeku paralajmëron zhvillime në PS: Ka deputetë që po mendojnë largimin
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë që janë të pakënaqur me situatën aktuale dhe që po mendojnë largimin nga radhët e mazhorancës. E pyetur nëse kryeministri Edi Rama vijon të ketë nën kontroll të gjithë deputetët socialistë, Koçeku tha se pakënaqësitë ekzistojnë, por theksoi se ato duhet të shoqërohen me vendime konkrete për të pasur peshë politike. “Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh deputetja. Teksa ka komentuar përplasjet e bëra publike brenda Partisë Socialiste, Koçeku shprehu bindjen se pakënaqësitë në radhët e mazhorancës duhet të pasohen nga veprime politike. Ajo tha se shpreson të ketë...
Burimi:
ntv.al