SUPER INDUSTRIA/ BE PROJEKTON NJË FUQI TË RE EKONOMIKE, SHQIPËRIA NË QENDËR TË LOJËS
Nga ekonomi të vogla dhe tregje të fragmentuara drejt një fuqie të përbashkët prodhuese! Brukseli hedh idenë e krijimit të një baze të integruar industriale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një projekt që mund të ndryshojë hartën ekonomike të rajonit, të tërheqë miliarda euro investime dhe ta kthejë Shqipërinë në një nyje të rëndësishme të prodhimit evropian. A po përgatitet një revolucion industrial në Ballkanin Perëndimor? A mund të shndërrohet rajoni nga një hapësirë e ndarë në gjashtë ekonomi të vogla, me kapacitete të kufizuara prodhuese, në një treg të vetëm industrial, ku kapitali, teknologjia, fabrikat, fuqia punëtore dhe zinxhirët e furnizimit funksionojnë si pjesë të së njëjtës makineri ekonomike? Ky është koncepti i fortë që po artikulon Bashkimi Evropian: ndërtimi i një baze të...
Burimi:
ntv.al