Kuvendi voton Buxhetin 2027, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në qendër të diskutimeve dhe votimit do të jetë miratimi i projektbuxhetit për vitin 2027, së bashku me paketën fiskale. Në rendin e ditës janë përfshirë edhe dy akte normative, që lidhen me organizimin e tubimeve dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përcaktuar 11 pika. Pas diskutimeve të zhvilluara në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, deputetët pritet të votojnë dokumentin më të rëndësishëm financiar të shtetit për vitin e ardhshëm, si dhe një sërë ndryshimesh ligjore që prekin sistemin tatimor. Në seancën sotme do të kalojnë për shqyrtim edhe dy aktet normative të qeverisë të 28 tetorit, për ndryshimet...
Burimi:
gijotina.com