UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndaj Lincoln Red Imps në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndaj Lincoln Red Imps në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të presë skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45. Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë rikthehen në fushën e lojës për një tjetër përballje europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet. Biletat për ndeshjen Egnatia – Lincoln Red Imps janë në shitje online në platformën ebileta.al. Të gjithë tifozët dhe futbolldashësit kanë mundësinë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin skuadrën rrogozhinase. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb