BIZNESET E BURRIT DHE GOJA E LESHUAR ME NDERKOMBETARET/ DY PISTAT PSE RAMA ‘EKZEKUTOI’ SPIROPALIN
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke hedhur dyshime mbi arsyet që mund të kenë çuar në përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama. Sipas Lubonjës, reagimi politik i Spiropalit vjen shumë vonë, pasi ajo ka qenë vetë pjesë e mekanizmit që ka ndihmuar në konsolidimin e pushtetit të Ramës. Analisti përfshiu në këtë përgjegjësi edhe Erion Veliajn, duke theksuar se këta politikanë nuk kanë ndërtuar një parti demokratike, por tani ankohen për mungesën e demokracisë brenda saj. “Është vonë, se këta e kanë rritur Ramën, Veliaj e Spiropali me shokë. Nuk kanë ndërtuar atë partinë që tani kërkon Spiropali. Kjo tregon sesa demokratike është ajo parti”, deklaroi Lubonja. Ai shprehu gjithashtu skepticizëm për mundësinë që...
Burimi:
ntv.al