“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mesazhin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Wendt, gjatë një takimi me prokurorë të SPAK, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjyqtarë të GJKKO-së. Hoxha tha se thirrja e ambasadorit për sigurimin e menjëhershëm të provave, përpara se ato të humbasin për shkak të mbingarkesës së databazave, ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për institucionet shqiptare të drejtësisë. Sipas Hoxhës, SHBA-të po kërkojnë që Shqipëria të përshtatë metodat e hetimit me mënyrat e reja të veprimit të krimit të organizuar, duke shfrytëzuar edhe kapacitetet teknologjike dhe informacionin që ofron bashkëpunimi me Uashingtonin. Gazetari ngriti shqetësimin se organizatat kriminale shqiptare kanë krijuar një fuqi të konsiderueshme financiare dhe shtrirje ndërkombëtare, duke deklaruar se një vetëm njëra prej tyre mund të ketë pasuri...