Shqipëria nën kërcënimin e motit të keq, ja qarqet në rrezik për përmbytje

Shqipëria nën kërcënimin e motit të keq, ja qarqet në rrezik për përmbytje

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së enjte, ku reshjet intensive të shiut dhe shtrëngatat do të prekin një pjesë të mirë të territorit. Situata mund të sjellë problematika të ndryshme, përfshirë përmbytje të lokalizuara dhe rrëshqitje të dherave. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Shkodra do të jetë qarku më i ekspozuar ndaj reshjeve shumë intensive. Ndërkohë, reshje intensive deri në shumë intensive parashikohen në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa në Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet gjithashtu një intensitet i lartë i tyre. Në qarqet Elbasan dhe Fier reshjet do të jenë kryesisht mesatare, me mundësi intensifikimi në disa zona. Autoritetet paralajmërojnë se në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës mund të ketë...